Can Yaman është përsëri beqar. Lidhja e tij me Sara Bluma, artiste dhe DJ me origjinë algjeriane, duket se ka marrë fund.

Pas javësh heshtjeje në rrjetet sociale dhe mungesës së ndonjë fotoje së bashku, fansat filluan të dyshonin për një ndarje. Lajmin e konfirmoi revista”Diva e Donna”, ku sipas saj aktori ka deklaruar se: “Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë”, duke sugjeruar një periudhë reflektimi personal dhe kërkimi të vetes.

Një detaj pas tjetrit ka nxitur thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre. Can dhe Sara nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe në një moment ajo madje mbylli edhe llogarinë e saj.
Për herë të fundit janë parë së bashku në muajin tetor, gjatë qëndrimit në Tenerife. Që atëherë, nuk janë publikuar asnjë foto të çiftit, vetëm heshtje dhe postime individuale që sugjerojnë një ndryshim, ndoshta të përhershëm.
Marrëdhënia midis Can Yaman dhe Sara Bluma u bë zyrtare korrikun e kaluar, kur të dy u shfaqën të buzëqeshur dhe të afërt në një event publik. Dukej si një dashuri që do të zgjaste.












