Buxheti ’12, Berisha: Rroga, pensione dhe rrugë

Nov 4, 2011 | 19:09

UPDATE- Garantimi i stabilitetit makro-ekonomik dhe ngritja e një infrastrukture nga më modernet janë dy objektivat kryesorë të buxhetit të vitit 2012. Kështu u shpreh kreu i qeverisë, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Ne kemi vendosur ta përqëndrojmë buxhetin në objektivat tonë më madhorë, dhe këta janë rritja e rrogave, pensioneve dhe ndihmën ekonomike.. Ne jemi të bindur se rritje e studiuar e rrogave dhe pensioneve përbën një akt shumë të rëndësishëm në politikën e investimit në burimet njerëzorëe dhe në fytyrën njerëzore të qeverisë. Zemra e dhimbsur është dhe do mbetet zemra e vërtetë e kësaj qeverisje.”- tha Kryeministri.

Drejtimi i dytë themelor dhe më i rëndësishëm, tha Berisha do të jetë infrastruktura.

“Kjo maxhorancë do të mobilizojë të gjitha potencialet e saj për të bërë Shqipërinë me infrastrukturën më moderne. Jam i bindur se kjo është mënyra më e sigurtë për të shpejtuar procesin e zhvillimit të këtij vendi.”

Ne do të bejmë të mundur që çdo shqipatrë të arrijë në Tiranë brenda 2 ose 2 orëve e gjysëm.

Kryeministri theksoi se nuk mund te kete rritje të borxhit apo të defiçitit buxhetor, por vetëm ulje.

Shqipëria dixhitale dhe frutikultura do të jenë përparësi te tjera te buxhetit.

Kreu i qeverisë ftoi opozitën që ta votojë buxhetin e vitit 2012-të, ndërsa e cilësoi atë si buxhetin më të madh në të gjithë historinë e vendit.

© Panorama.al

Te lidhura