Buxheti ’12, Berisha: Mbajtje e premtimeve

Oct 26, 2011 | 11:54

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka premtuar sot se buxheti i vitit 2012 do te munderoje realizimin e objetivave kryesore te qeverise dhe mbajtjen e premtimeve kryesore të mazhorancës.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, Berisha eshte ndalur gjate ne reformat kryesore, duke e perqendruar vemendjen ne projektin per “Shqiperine Dixhitale”, reformen ne shendetesi dhe pronesi gjate vitit te ardhshem dhe vazhdimin e rritjes se rrogave dhe pensioneve.

“Edhe ky buxhet që është më i madhi në historinë e vendit do të ketë destinacione më kryesore. Së pari rrogat dhe pensionet. Pavarësisht nga një krizë e egër borxhesh që ka pllakosur Evropën dhe botën dinamizmi i ekonomisë sonë na bën të mundur të qëndrojnë sërish në premtimin tonë, në objektivin tonë të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo përbën një lehtësi të madhe për ne, përbën një avantazh shumë të madh pasi investimi në burime njerëzore është dhe mbetet investimi i të gjitha investimeve”, tha Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura