BURREL: Përmbytja, ushtria ngre argjinaturën

Oct 26, 2011 | 12:37
Argjinatura mbrojtëse

BURREL – Ndërtohet argjinatura mbrojtëse në fshatin Bruç të komunës Rukaj, ku rreth një vit më parë u përmbytën qindra hektarë tokë bujqësore dhe disa shtëpi për shkak të fryrjes së liqenit dhe daljes së lumit nga shtrati i tij. I pranishëm ishte dje në këtë komunë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Xhemal Gjunkshi, si dhe deputeti i qarkut Dibër, Qemal Minxhozi. Reshjet e dhjetorit të vitit të kaluar krijuan shumë probleme jo vetëm në shembjen e akseve rrugore, por edhe në përmbytje të qindra hektarëve tokë bujqësore. Një ndër fshatrat që pësuan fatkeqësi, ishte edhe fshati Bruç në komunën Rukaj, i cili u përmbyt nga dalja e lumit nga shtrati. Forcat e ushtrisë kanë ndërtuar argjinaturën mbrojtëse të këtij lumi, duke shmangur njëherë e mirë përmbytjet në këtë zonë. Gjeneral Gjunkshi tha se është nder që Forcat e Armatosura të jenë në shërbim të komunitetit. h.p

© Panorama.al

Te lidhura