Burg përjetë për ish presidentin Hosni Mubarak

Jun 2, 2012 | 10:47
Hosni Mubarak në Gjykatë gjate dhenies se vendimit perfundimtar

EGJIPT- Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasjen e protestuesve. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, me burgim të përjetshëm është dënuar edhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit, Habib al-Adli.

Presidenti i rrëzuar Mubarak, është sjellë me një shtrat spitali për të dëgjuar vendimin përfundimtar në një akademi policore, ku dhe është zhvilluar procesi gjyqësor.

Përveç Mubarakut dhe ish ministrit të brendshëm, edhe gjashtë ish zyrtarë të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë me qindra egjiptian.

© Panorama.al

Te lidhura