UDPATE- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço tha se ministria vetëm pak ditë më parë kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në ne minieren e kromit ne Bulqizë.
Ne nje reagim te METE, thuhet se “nga METE është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë”
Sipas METE, urdhëri eshte dhënë në datën 10 gusht 2011.
METE ka njoftuar se nën drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali ehste ngritur nje grup pune, ku specialistët e nisur drejt Bulqizës, do të verifikojnë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR, ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve.
Naço i ka shprehur ngushëllimet edhe familjes së minatorit, Naim Shyti, i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i paradites së sotme në pusin nr.2 të minierës së Bulqizës, ndersa ka uruar sherim te shpejte per minatoret e plagosur. 8 minatorë të tjerë mbetën të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Ne regimin e METE thuhet gjithashtu se, për ministrin Naço, nxitimi i disa politikanëve për të fituar kredo politike nga fatkeqësitë, nuk është njerëzore. “Nëse ndokush shpreson të fitojë nga fatkeqësitë, ai është i pashpresë”, deklaroi ministri Naço.
Bulqizë, Task-Forca: Verifikim lejes së ndërhyrjes
Task Forca mbledhur per ngjarjen e Bulqizes, ku nga shperthimi ne nje nga puset e minieres humbi jeten nje minator dhe u plagosen 8 te tjere ka vendosur nisjen e hetimeve per ngjarjen.
Ne mbyllje te mbledhjes, rreth ores 15.00, Task Forca ka kërkuar që të kryhen të gjitha verifikimet për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që ka kërkuar të verifikohet edhe leja e ARC-se për ndërhyrjet që ka bërë në galerinë ku ndodhi shpërthimi.
Sipas zvendesminitrit te METE-s, Neritan Alibali do te behet rakordimi dhe verifikimi i gjithe konkluzioneve te RISHM me dokumentacionin e kompanise qe nisi punimet.
Sipas RISHM, gjate kohes se shperthimit minatoret kane qene duke riparuar tubacionet e ajrimit dhe jo ne momente pune te mirefillte ne galeri.
© Panorama.al











