BULQIZE- Policia njoftoi sot arrestimin e shtetasit, Adrian Duriçi, me urdhër të Gjykatës së Lartë, pasi kjo e fundit kishte dhënë masën me “burg pa afat” për të.
Duriçi ka qenë i përfshirë në një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin ku gjeti vdekjen një kalimtar i rastit, Femi Kurçani, dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 5 janar të këtij viti.
Gjykata e Peshkopisë kishte dhënë për të masën “arrest shtëpie”, duke e akuzuar atë per armembajtje pa leje, ndërsa Gjykata e Lartë ka ndryshuar masen dhe akuzën. Gjykata e Lartë e akuzon ate per vrasje në tentativë, duke i ndryshuar masën në “burg pa afat”. Mësohet se familjarët e tij pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni të vendimit të Gjykatës së Lartë.
Ndërkaq, më 12 tetor në shtëpinë e Adrian Duriçit shpërtheu një sasi tritoli, për fat të mirë duke mos shkaktuar asnjë të lënduar apo viktimë.
© Panorama.al











