BULQIZE- Hyrja e një galerie në zonën D në minierën e Bulqizës është bllokuar dje për disa orë. 72 minatorë protestuan duke paralajmëruar grevë nëse nuk do të ndërhyhet për pagën e 13-të dhe pagesën e ditëve të grevës, ashtu sikurse ACR-ja veproi me 600 minatorë të tjerë. Galeritë e zonës D u ishte besuar disa firmave nënkontraktore, por Ministria dhe RISHM-i gjeti shkelje të rënda dhe urdhëruan mbylljen e sektorëve minerarë. Taf Koleci, presidenti i Sindikatave të Punonjësve të Industrisë, u shpreh se minatorët kanë të drejtë në kërkesat e tyre për marrjen e pagave, ashtu sikurse të gjithë minatorët e tjerë. “Ditët e ardhshme do të sjellim zgjidhjen e problemit të minatorëve të zonës D”, u shpreh Koleci. Ndërkaq, ACR-ja reagoi dje duke pohuar se do të paguante pjesën tjetër të minatorëve. h.p











