“Bufi i kënetës për vite të tëra ka qenë buf i Partisë së Punës”- Rama thirrje grave: Organizoni komplotin kundër burrave, t’ia marrim kalanë nga brenda

Apr 18, 2025 | 17:02

 

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ku zhvilloi një takim me gratë socialiste nuk la pa ironizuar edhe Sali Berishën, të cilin e quan “buf të kënetës”.

edi ramaaa

Ai i kujtoi rivalit të tij demokrat se për vite të tëra ka qenë me Partinë e Punës.

Një thirrje kishte edhe për gratë që të organizojnë komplotin më të madhe për burrat demokratë.

“Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë. Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është tju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë”, tha nder te tjera Rama.

Rama: Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di  që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës.

Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme. Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë. Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është tju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë.

© Panorama.al

Te lidhura