“Një zhvillim inkurajues që Brukseli e mirëpret” e ka quajtur zëdhënësi i komisionarit për zgjerimin, Stefan Fyle paktin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës.
Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku zëdhënësi Peter Stano iu përgjigj pyetje së gazetares së TCH.
“Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE”- tha Stano.











