Britania:Të hapur për dialog edhe për ‘Ahtisaari +’

Oct 29, 2011 | 10:20

Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport, thotë se vendi i tij është i hapur për dialog për të ashtuquajturin plan “Ahtisaari Plus” për Kosovën, duke vënë në pah se ka shumë vend për mbrojtjen e pakicave dhe të interesave të Serbisë në Kosovë.

“Jemi të hapur për çdo sugjerim në lidhje me mënyrën se si mund të zbatohet ky plan. Unë mendoj se zbatimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Sigurisht që ne jemi të hapur për atë lloj bisede”, ka thënë Davenport në një intervistë për Danas, raporton Telegrafi.

Davenport shtoi se mund të bisedohet për gjithçka që merr parasysh pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se është e rëndësishme të sigurohet respektimi absolut i të drejtave të pakicave në Kosovë.

I pyetur nëse heqja e institucioneve në veri të Kosovës – të cilat Prishtina në Perëndim i ka quajtur paralele – është kusht që Serbia të marrë datën fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Davenport ka thënë se Serbia duhet të “dëshmojë gatishmëri të qartë për të dhënë llogari për strukturat, ekzistenca e të cilave është në kundërshtim me kornizat ligjore ndërkombëtare në Kosovë”.

Ai tha se Komisioni Evropian bëri të qartë se çfarë Beogradi duhet të bëjë në lidhje me Kosovën nëse dëshiron statusin e kandidatit, duke rikujtuar se kjo do të thotë “angazhim konstruktiv në dialogun e Brukselit me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani”.

© Panorama.al

Te lidhura