
Më shumë se 200 terroristë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar po komplotojnë aktualisht për shpërthime vetëvrasëse në Britani, të cilat pritet të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm, kur në këtë vend do të organizohen lojërat olimpike. Kështu kanë paralajmëruar krerët e shërbimeve sekrete të këtij vendi. Ministrat e qeverisë kanë marrë zyrtarisht paralajmërimin për sulme të tilla nga zyrtarët më të lartë të shërbimeve sekrete të MI5 dhe MI6. Informacioni thuhet të jetë pjesë enjë raporti sekret qeveritar mbi kërcënimet nga Al Kaeda dhe organizata të tjera terroriste islamike. Agjentët britanikë besojnë se janë rreth 200 terroristë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët po komplotojnë sulme të ngjashme me ato të viti 2005 në Londër. Me gjithë vrasjet e kreut të Al Kaedës, Osama Bin Laden dhe disa prej drejtuesve të degëve të tjera të organizatës terroriste, si ai i Jemenit, Anuar al-Aualki, shërbimet për sigurinë besojnë se rreziku mbetet ende i lartë, sidomos si akte hakmarrjeje për vrasjen e tyre. Krerët e shërbimeve sekrete janë shprehur se autoritetet mund të bëjnë shumë pak për të planifikuar sulme të tilla.











