Mijëra emigrantë, që kanë qëndruar më pak se pesë vite në Britani, me shpresën se kur të mbushin këtë afat kohor do të mund të marrin një leje të përhershme qëndrimi, duhet të kthehen pas në vendet e tyre ose të sigurojnë viza të vazhdueshme punësimi. Një ligj, nga i cili kanë përfituar më shumë se 250 mijë emigrantë që nga viti 1997, ku emigrantët pas pesë viteve merrnin leje të përhershme qëndrimi dhe më pas dokumente, do të anulohet. Për më tepër, edhe praktikat e bashkimit të familjes do të limitohen. Ligji u paraqit nga ministrja e Brendshme britanike, Tereza Mei, e cila thuhet se po harton pengesa të reja për emigrantët.











