Britani: Anëtarësimi në BE, drejt një referendumi

Oct 3, 2011 | 13:36

David Kameron dhe Uilliam Hague thanë dje se ata nuk kanë asnjë dëshirë për të mbajtur një referendum mbi Europën, ndërsa deputetët do të vendosin nëse duhet një i tillë. Në një lëvizje që bie ndesh me shumë konservatorë të tjerë që kanë ngritur zërin kundër detyrimeve të Britanisë në BE, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm britanik thanë se dalja nga BE-ja do të ishte keq për Britaninë. Deputetët e Parlamentit britanik pritet të votojnë mbi mbajtjen e një referendumi përpara Krishtlindjeve, pasi një peticion me më shumë se 100 000 firma u paraqit, duke bërë thirrje që publikut t’i jepet shansi për të vendosur nëse Britania duhet të qëndrojë në BE. Kjo do të ishte hera e parë që Parlamenti mbajti një votim të gjerë për të kërkuar pikëpamjen e publikut që nga referendumi i 1975-s, ku u konfirmua vendimi për t’u anëtarësuar. Kameron tha se ai nuk do të mbështesë një votim publik mbi anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar. “Ne nuk mund të ndihemi të sigurt nga fakti se ekonomia gjermane dhe ajo franceze kanë ngecur. Ky është një problem i vërtetë për ne”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura