Analisti Plator Nesturi paralajmëroi një “shkundje” brenda Partisë Socialiste, teksa u shpreh se ka një lëvizje të re brenda kësaj force politike, duke filluar nga anëtarësia poshtë e deri te kupola.
Në emisionin Log, Nesturi theksoi se Partia nuk mund të rrijë më të shohë se kush nga ministrat dhe mazhoranca del e hyn nga SPAK-u.
Lëvizja është detyrim dhe përgjegjësi sipas tij, teksa nuk përjashtohen ministra të rinj dhe kryeministër tjetër.
Plator Nesturi: Besoj se brenda PS mund të ketë lëvizje të re, mund të jetë dhe e dhimbshme. I duhet dhe ka shansin ta bëjë jo vetëm për të ndryshuar fytyrën dhe njerëz, por konceptin e politikës.
Nëse dalin shumë emra, ministra ish ministrat që janë realisht, nuk është sekret që dalin shumë aspekte të hetimeve me problematika ligjore, një forcë politike që ka përgjegjësinë para qytetarëve, që i besuan 83 mandateve, është në nderin e saj të luajë ndryshe me emra të tjerë, mund të ketë emra të rinj, nuk e përjashtoj. Nuk e përjashtoj edhe me kryeministër. Këtë gjë ka shansin ta bëjë PS.
Përderisa ka kalcifikim të PD, dhe gjërat janë më keq se ç’ishin, në këto momente historike, janë realisht, nuk është bërë vetëm për të dëmtuar njerëzit, pra makijazh. Brenda PS ka filluar një lëvizje sepse nuk ka pse të paguajë kostot anëtari i thjeshtë poshtë. Ka filluar lëvizje. E ndjejnë si detyrim dhe përgjegjësi. Partia nuk mund të rrijë se çfarë bën SPAK. Janë çështje të tjera që nuk i di.
© Panorama.al












