Braçe, Berishës: Gënjen për buxhetin, përse po i rrjep shqiptarët

Nov 25, 2011 | 12:08

TIRANË- Deputeti socialistet Erjon Brace ka deklaruar se buxheti i vitit 2012 nuk shënon asnjë rritje për ekonominë shqiptare, për familjet dhe vetë shqiptarët, përkundrazi thellon krizën, rrit borxhin dhe pasuron oborrin qeveritar.

Fjalën e tij Brace e ka nisur me të dhënat e mobilizimit të vilës qeveritare në Vlorë, që sipas tij mobilohet me luks që do i kushtojë shqiptarëve 516 milionë lekë.

“Këto rezidenca Berisha nuk i ka nxjerrë në shitje si nxori HEC-et. 1.6 milionë dollarë na kushton ne shërbimi qeveritar. Ne pyesim, cfarë bëjnë këta me paratë tona? Ky buxhet synon të mbledhë të ardhura e të ndajë shpenzimet, sipas llogarisë qeveritare. Shqiptari nuk përfiton asgjë, qeveria do paguajë 5.1 lekë për cdo 100 lekë të GPD, për policinë 2.4 dollarë më pak. Ky buxhet ju merr një vit, nuk rrit me një vit. A mund të punohet në bujqësi ku do të ketë 0.8 milionë dollarë më pak, 60 milionë dollarë më pak në infrastrukturë”- tha Brace.

© Panorama.al

Te lidhura