
FRANKFURT- Elita politike e Evropës është mbledhur të mërkurën për një festë lamtumire, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për të nderuar Presidentin Jean-Claude Trichet, i cili përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji.
Ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing dhe ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt, si dhe udhëheqës të tjerë aktual të Evropës, përfshirë Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, shefin e Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, kreun e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe shumë të tjerë ishin të pranishëm në festën e organizuar në Frankfurt të Gjermanisë.
Në masa të rrepta sigurie, festa ka nisur me një dokumentar të shkurtër ku përfshiheshin 8 vitet e Trichet në kryet të Bankës Qëndrore Evropiane, për të vazhduar më pas me një koncert.
Trichet, do t’i kalojë zyrtarisht detyrën italianit, Mario Draghi më 31 tetor.
© Panorama.al











