Bozgo, “shkuesi” i Matjazh Kek

Oct 28, 2011 | 13:00
Kliton Bozgo

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kliton Bozgo, është “shkuesi” i trajnerit slloven, Matjazh Kek, i cili shihet si një nga pretendentët për të marrë drejtimin e skuadrës sonë përfaqësuese. Lajmi është publikuar nga mediat sllovene, të cilat i referohen një interviste të dhënë nga Kliton Bozgo, ku beratasi jep arsyet se përse ish-tekniku i Sllovenisë mund të jetë i suksesshëm edhe në drejtimin e Kombëtares kuqezi. “Fakti është se drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë të interesuar për shërbimet e Matjazh Kek. Një gjë të tillë e kam vërtetuar edhe vetë duke bërë telefonata”, ka theksuar Kliton Bozgo, i cili konsiderohet si një personalitet në Slloveni, pasi ka luajtur për gati 15 vjet në këtë vend. Madje Bozgo, duke bërë një analizë edhe të grupit kualifikues të Shqipërisë për në Botërorin 2014 thekson se me skuadra të tilla që ka grupi E (Norvegjia, Zvicra, Qipro dhe Islanda), Shqipëria ka shanse reale për të lënë vendet e fundit dhe parafundit sikundër ka ndodhur në sezonet e tjera. “Duke parë emrat e skuadrave, mendoj se këtu ka përparësi Matjazh Kek. Ai i njeh mirë këto skuadra, pasi është ndeshur më parë ndaj tyre, por gjithsesi, duhet thënë se puna e një trajneri shihet te rezultatet dhe Kek i ka pasur këto, të paktën me Slloveninë, ndaj them se mund të bëjë mirë edhe te Shqipëria”, ka përfunduar Bozgo.

15 VJET ka luajtur Kliton Bozgo në kampionatin slloven të futbollit me skuadra të tilla, si NK Dubrava, NK Maribor, Olimpija Ljubljana, Drava Ptuj dhe ND Mura.

Mustedanagiç mbetet pjesë e Kombëtares?
Xhemal Mustedanagiç mund të jetë ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare, por emërimi i tij pritet të bëhet pas zyrtarizimit të trajnerit të ri. Mustedanagiç, i cili ishte ndihmës i ish-trajnerit Josip Kuzhe, ka arritur një sukses të madh me U-17 ndaj edhe kjo gjë mund ta mbajë atë edhe si pjesë e Kombëtares A. Boshnjaku gëzon një simpati të madhe te krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe çmon mjaft futbollin shqiptar, këtë e tregoi edhe në një deklaratë para pak ditësh, ku pati thënë: “Shqiptarët e duan futbollin dhe kam dëshirë

© Panorama.al

Te lidhura