Bosnja ka mundur lehtësisht Luksemburgun duke hedhur një hap të sigurt drejt evropianit. Me një pikë më pak se Francam, lidere e grupit tonë, boshnjakët do të luajnë gjithçka në ndeshjen e fundit në Paris. Nëse nuk arrijnë të fitojnë atëherë ata do luajnë ndeshje play-off për të shkuar në evropian. Ndërkaq u luajtu më shumë për statistikë takimi i djeshëm mes Rumanisë dhe Bjellorusisë i përfunduar në barazim 2-2. vendasit kalaun dy herë ën avantazh me anë të Adrian Mutusë, por bjellorusët, të cilët luajtën me shumë lojtarë të rinj arritën që të barazonin. Gjithsesi as njëra dhe as tjetra nuk kanë shanse për t’u kualifikuar ndaj edhe takimi i së martës në Tiranë me Rumaniën do jetë gati një miqësore pa asnjë vlerë.
Bosnjë-Luksemburg 5-0
Shënues: Dzeko 12′, Misimoviç 15′, 22′, Pjaniç 36′, Medunjanin 51′
Kartonë të verdhë: Bukviç, Mutsh
Bosnja: Begoviç, Papac, Spahiç, Rahimiç (Zahiroviç 59′), Pjaniç, Misimoviç, Dzeko, Mujdzha, Ibisheviç, Luliç (Maletiç 66′), Medunjanin (Ibriçiç 64′). Trajner: Safet Sushiç
Luksemburgu: Joubert, Blaiz, Bukviç, Shnel, Levek, Betmer, Da Mota (Joakim 44′), Pajal, Laterza (Janish 83′), Mutsh, Gerson. Trajner: Luk Holtz
Rumani-Bjellorusi 2-2
Shënues: Mutu 19′, 51′ (p)/ Kornilenko 45′, Dragun 82′
Kartonë të verdhë: Rat, Moti/ Korlienko, Verkovtsov
Rumania: Pantilimon, Matel, Rat, Tamash, Burçeanu, Lazar (Koçis 70′), Marica, Mutu, Torje, Moti, Sanmartean (Kristea 28′). Trajner: Viktor Piturka
Bjellorusia: Zhevnov, Kulshij, Omeljançuk, Kornilenko, Dragun, Krivets (Rudik 60′), Nekajçik, Kisljak, Verkovtsov, Bordaçev (Veretilo 90′), Filipenko (Plaskoni 19′). Trajner: Bernd Stange











