Bora, qarkullim i vështirë, komuna të bllokuara

Jan 15, 2012 | 11:11
Foto Ilustruese

Ulja e ndjeshme e temperaturave, shoqëruar me reshje të dendura bore në shumë zona të vendit është pasur me vështirësi të mëdha qarkullimi në shumë akse, ndërkohë që shumë komuna të thella kanë mbetur të izoluara.

Sipas të dhënave më të fundit, mëngjesi i sotëm shumë zona të thella i ka gjetur të zbardhura. Në Ersekë, komuna e Novoselës e Barmashit është e bllokuar, po ashtu Trebinja e Proptishti në Pogradec, Lekasi e Vithkuqi në Korcë. Pa komunikim kanë mbetur komunat, Lurë, Trebisht, Ostren, Grykë Caj, Kalis, Zapod, Topojan etj.

Në një sërë aksesh rrugore policia këshillon përdorimin e zinxhirëve në rrota për qarkullim, në të kundër lëvizja në mos e pamundur është tejet e vështirë.

Aksi Fushë Arrëz-Qafë Mali e Korce -Kapshtice kalohet me vështirësi dhe në kushte të tilla ngrice e bore, policia qëndron në kontroll të lëvizjes.  Shumë probleme ka në akset Peshkopi-Librazhd e Kukës-Shishtavec.

© Panorama.al

Te lidhura