Ukraina njoftoi se do të vendosë kufizime shtesë në konsumin e energjisë elektrike, për objektet që nuk konsiderohen “jetike”, ndërsa përpiqet të riparojë infrastrukturën energjetike të dëmtuar nga sulmet ruse.
Lajmin e dha sot (9 dhjetor), kryeministrja Yulia Svirydenko.
Autoritetet do të ngushtojnë listat e objekteve të përshtatshme për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
Ata do të lejojnë importet e energjisë për kompanitë shtetërore, tha Svirydenko, në një postim në X.
Pothuajse çdo ditë Rusia bombardon jo vetëm qendrat e banuara dhe ushtarake ukrainase, por edhe rrjetin energjetik dhe sektorët strategjikë të saj.
© Panorama.al












