Bogdanovic: Së pari veriu, pastaj dialogu

Oct 7, 2011 | 16:43

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, pas takimit që pati sot me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, deklaroi se Qeveria e Serbisë nuk ndryshon qëndrimin, sipas të cilit dialogu me Kosovën rreth telekomunikacionit dhe çështje të tjera nuk do të vazhdojë para se të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës.

Bogdanoviq, siç bën të ditur FoNet, ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës kërkojnë hetim të paanshëm rreth asaj se kush është fajtor për konfliktin në Jarinje, më 27 shtator, duke shtuar se kushdo që të dalë i tillë duhet të përgjigjet.

© Panorama.al

Te lidhura