“Traditë të përdorur në shumë shtete të zhvilluar dhe jo një shpikje shqiptare, aq më pak për qëllime elektorale si akuzon opozita”. Kështu është shprehur ministri i Financave, Ritvan Bode në seancën e sotme plenare, duke argumentuar përse-në e amnistisë në një moment të tillë.
Bode, numëroi një sërë vendesh në Amerikë dhe shumë në Europë, si Francë, Belgjike, Itali dhe Zvicër që e kanë përdorur me sukses amnisinë.
Sipas tij, qeveria ra dakord për prozimin e komunitetit të biznesit për amnisti, pasi bëri një vlerësim serioz të nivelin të përgjithshëm dhe mori në shqyrtim një sërë faktorësh e bënin domosdoshmëri amnistinë. “Janë hequr 19 taksa nacionale dhe janë zbutur një sërë tarifash dhe detyrimesh të tjera, e kjo ka krijuar një klimë lehtësuese për biznesin, duke bërë që shumë prej tyre të dalin në dritë pasi e kanë kuptuar se nuk u rëndon shumë po të deklarohen dhe të paguajnë detyrimet fiskale”, tha Bode.
Sipas tij, amnistia nuk është është një akt politik, por shumë i gjerë, si pretendon opozita, por një akt që synon të zgjidhë cështje të mëdha të ekonomisë.
‘Është koha për amnisti se kanë ndodhur disa zhvillime në ekonominë tonë që e bëjnë të domosdoshme. Amnistia po shoqërohet me një falje të gjerë, që nuk ka kuptim që detyrimet e viteve të shkuara të lidhura me periudhe informaliteti të vazhdojnë të qëndrojnë. Opozita në vend të alternativës ka preferuar të përdori obskurantizmin opozitar, demagogjinë politike. Ju nuk bini dakord, sepse nuk amnistohen politikanët, se amnistia nuk pranon pasurinë e vënë me vepra penale dhe ju nuk votoni sepse nuk ka interesa të tjera për ju vec interesave tuaja”- tha Bode.
© Panorama.al











