Shërbimet e “Eurostar” për në dhe nga Londra nëpërmjet Kanalit të La Manshit që e lidh me Francën dhe pjesën tjetër të Evropës, janë anuluar, ndërsa të tjera po përjetojnë vonesa të konsiderueshme për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike në tunel.
Konkretisht, kompania tha se një “ndërprerje e energjisë elektrike në Tunelin e Kanalit”, si dhe një “problem teknik në një tren Le Shuttle”, po ndikonin ndjeshëm në shërbime. Shërbimet pritet të rifillojnë në orën 4 pasdite sot (30 dhjetor).
“U këshillojmë fuqimisht të gjithë pasagjerëve tanë që ta shtyjnë udhëtimin e tyre për një datë tjetër. Ju lutemi shmangni shkuarjen në stacion nëse nuk keni tashmë një biletë për të udhëtuar sot”, tha Eurostar në një deklaratë më parë.
Trenat Eurostar nga Londra shërbejnë Parisin, Brukselin, Amsterdamin dhe Disneyland Paris.
Ndërprerja ndodhi në një nga korridoret hekurudhore ndërkombëtare më të ngarkuara të Evropës në kulmin e sezonit të udhëtimit dimëror.
© Panorama.alBREAKING: Eurostar tells passengers not to travel as they are experiencing issues with the overhead power supply in the Channel Tunnel.https://t.co/5MpePzQTlm
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/hYZNY0M2IL
— Sky News (@SkyNews) December 30, 2025












