VIDEO- Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

May 3, 2026 | 9:13

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë është ndërprerë pas tensioneve të krijuara lidhur me listat e votuesve.

Mësohet se në selinë e PD-së në Korçë ka pasur përplasje mes palëve për mënyrën e administrimit të listave.

Në këto kushte, komisionierët kanë marrë kutitë e votimit dhe janë larguar nga ambientet e selisë së partisë.

komisioneret kuti votimi korce

© Panorama.al

Te lidhura