
Pas më shumë se 7 orësh të bllokuara, rreth orës 09:30 ka rifilluar puna në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës.
Pas mesnate pala greke kishte njoftuar bllokimin e punës për shkak të një defekti kompjuterik.
Kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë kaluar natën në kufi për shkak të këtij bllokimi.
Defektet e shpeshta kompjuterike dhe grevat e herëpashershme të doganierëve grekë e kanë vështirësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve në kete pike të kalimit kufitar.
© Panorama.al











