Blendi Gonxhja shoqërohet nga bashkëshortja në qendrën e votimit! Ministri: Duhet të dalim e të votojmë masivisht

May 11, 2025 | 14:43

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja ka votuar në Qendren e Votimit të vendosur pranë shkollës “At Zef Pllumi” i shoqëruar nga bashkëshortja.

Screenshot_5

Pas votimit ministri Gonxhja dha edhe një mesazh për qytetarët që të votojnë masivisht,.

“Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo!

Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur dhe luftuar, është themeli i demokracisë, ndaj duhet të dalim e të votojmë masivisht!

Faleminderit!”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura