Bjellorusia, shkarkohet tekniku Stange

Oct 8, 2011 | 12:43

Nuk arriti objektivin e kualifikimit për në Europianin e 2012-s, ndaj drejtuesit e federatës bjelloruse kanë shkarkuar trajnerin gjerman, Bernd Stange. Lajmi është publikuar dje para nisjes së ndeshjes Rumani-Bjellorusi. Vendimi për shkarkimin ishte marrë që ditë më parë por teknikut i është lënë në dorë drejtimi edhe për dy ndeshjet e fundit, ndaj Rumanisë mbrëmë dhe Polonisë (miqësore) ditën e martë. Stange e mori drejtimin e skuadrës në 2007 pas largimit të Juri Puntas dhe regjistroi në 46 ndeshje (pa ndeshjen e mbrëmshme), 17 fitore, 12 barazime dhe 17 humbje.

© Panorama.al

Te lidhura