Biznesmenja Vilma Nushi në GJKKO, deputetja e PD: Është paguar në shkelje të ligjit me më shumë se 20 milionë euro

Feb 26, 2025 | 12:09

Nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka komentuar paraqitjen në GJKKO të biznesmenes Vilma Nushi.

albana vokshi

Vokshi u shpreh se Vilma Nushi ka marrë koncesionin e Check-Up 120 milionë euro dhe e akuzon se është paguar në shkelje të ligjit me më shumë se 20 milionë euro.

LEXO EDHE: VIDEO/ Biznesmenja Vilma Nushi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion

“Ekuacioni është i thjeshtë. Vilma Nushi e ka financuar Edi Ramën për të marrë pushtetin, dhe me të ardhur në pushtet, Rama i ka koncesionin e Check Up, të planifikuar 120 milionë euro. Veç kësaj i dha qindra tendera të tjerë.

A ashtë shpifje që Vilma Nushi ka marrë një koncesion 120 milionë euro? A është shpifje që mjekët dhe infermierët u kthyen në punëtorë të Vilma Nushit, për të marrë gjakun e qytetarëve për përfitime personale? A është shpifje që Rama e pagoi për më shumë se 500 mijë analiza të pakryera? Nëse bëni llogarinë për një analizë që shkon 15 euro, së bashku me 20% e TVSH për shërbime që nuk duhen paguar, Vilna Nushi është paguar në shkelje të ligjit për më shumë se 20 milionë euro”, tha Vokshi pasi la ambientet e SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura