Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO).
Emri i Vilma Nushit eshte kaluar nga ligjvenesit e opozites dhe ndaj saj jane bere thirrje te vazhdueshme per te deshmuar ne komisionin hetimor parlamentar per koncensisonet ne shendetesi.
Mesohet se Vilma Nushi eshte paraqitur ne GJKKO per shkak te nje gjyqi për shpifje qe ka me deputeten e PD-se, Albana Vokshi.
Opozita në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimin dhe Check-up, e ka akuzuar se, Vilma Nushi rezulton se ka përfituar si divident rrreth 1.5 milionë euro.
Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”
© Panorama.al











