Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, ka akuzuar klubin e Tiranës se po bën pazar në kurriz të tyre. Gjatë një bisede për gazetën, kreu i klubit verdhezi ka dhënë një deklaratë “bombë”, duke theksuar se Tirana do të tolerojë në ndeshjen ndaj Bylisit, e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit. “Kundërshtari ynë për gjysmëfinalen e kupës, Tirana, po bën një lojë me dy porta. Mund të them se unë kam 15 ditë që jam informuar se Tirana do tolerojë në ndeshjen ndaj Bylisit, duke punuar kështu kundër nesh. Ky klub kërkon ta nxjerrë Besën nga Kategoria Superiore, duke bërë pazar me Bylisin në kurrizin tonë. Nga burimet e sigurta që kam, drejtuesit e Tiranës u kanë premtuar ballshiotëve 3 pikët në ndeshjen e javës së parafundit”, tha Bizhdili.











