Negociatat e së shtunës mes kryetarëve të bashkive të katër komunave serbe, komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Dreus dhe kryetarit të misionit të BE-së, EULEX, Ksavier Bout de Marnak, nuk patën rezultat. Pas konsultimeve që zgjatën rreth dy orë në Mitrovicë, palët deklaruan se nuk ka pasur asnjë afrim në qëndrime. Kryetarët e bashkive kërkuan që të futej si ndërmjetësues Presidenti serb, Boris Tadiç. Qindra serbë penguan KFOR-in të shtunën në largimin e barrikadave serbe në Zupçë, Jagenicë dhe Rudare.











