Kryeministri bullgar Rosen Zhelezkov njoftoi dorëheqjen të hënën, pas javësh protestash kundër politikave ekonomike të vendit dhe asaj që protestuesit e quajnë dështim të qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Zhelezkov njoftoi dorëheqjen në një fjalim televiziv disa minuta para një votimi të planifikuar në parlament për një mocion mosbesimi kundër qeverisë.
Dorëheqja vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës më 1 janar.
More than 150,000 citizens took to the streets in Sofia & major cities across Bulgaria, marking one of the largest public demonstrations in decades. The rallies were triggered by growing outrage over systemic corruption & the political impunity of Peevski.pic.twitter.com/YYNInjeO31
— Velina Tchakarova (@vtchakarova) December 11, 2025
“Ky është momenti i duhur për të dhënë dorëheqjen”, tha Zhelyaskov në deklaratën e tij, duke shprehur se qeveria e tij do të marrë mbështetje në votimin për mocionin e mosbesimit.
Më pas shtoi: “Bullgaria duhet të jetë pjesë e vendeve evropiane që po ndërtojnë Unionin. Le ta përfundojmë ciklin e integrimit tonë evropian me eurozonën. Ne premtuam stabilitet makroekonomik dhe e arritëm atë, me një rritje të paparë të të ardhurave. Ne do të zbatojmë kuadrin fiskal për vitin 2025. Ne propozuam një buxhet për mbrojtjen sociale për vitin 2026 – një rritje të fuqisë blerëse.”











