Tomor Alizoti reagon për ndalimin e deputetëve nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë: Kjo të kujton kohën e Millosheviçit! Regjimi frikësohet nga zëri i lirë

Jul 8, 2026 | 21:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar pas ndalimit në pikën kufitare të Qafë Thanë të deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku dhe Adnan Azizi.

alizoti deputetet maqedonas

Në një postim në rrjetet sociale, Alizoti shprehu solidaritet me dy deputetët, duke iu referuar arsyes zyrtare të ndalimit si mbështetje e pretenduar për protestën “Revolucioni Flamingo”.

Deputeti demokrat e krahasoi ngjarjen me periudhën e regjimit të Slobodan Milošević, duke deklaruar se shqiptarëve u mohohej e drejta e lëvizjes për shkak të bindjeve të tyre politike.


Postimi i Tomor Alizotit: 

Solidaritet i plotë me kolegët tanë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, Adnan Azizi, të cilët sot u ndaluan në Qafë Thanë.
Arsyeja zyrtare? “Kinse” për mbështetje të protestës “Revolucioni Flamingo”. Pra, një deputet shqiptar ndalohet të hyjë në Shqipëri vetëm sepse guxon të mbështesë një lëvizje qytetare kundër qeverisë! Kjo të kujton kohën e Millosheviçit, kur shqiptarëve u mohohej e drejta e lëvizjes për shkak të bindjeve të tyre.
Nëse mbështetja e protestës bëhet shkak për ndalim, atëherë kjo nuk është Shqipëri demokratike, por regjim që frikësohet nga zëri i lirë.
© Panorama.al

Te lidhura