Mjeku Ilir Alkja kritikoi vendimin e Ramës për t’i dhënë 4 mln euro nga fondi i emergjencës për mosdështimin e koncertit të Kanye West më 11 korrik në Tiranë.
Alkja tha se Shqipëria nuk turpërohet se dështon koncerti, por turpërohet se mungon në spitalin Onkologjik brankiterapia dhe pajisja pet scan.
Ilir Alkja: Shqipëria turpërohet se në spitalin Onkologjik ndodhin drama çdo muaj e çdo ditë. Mungon brankiterapia e zëvendësueshme për trajtimin e kancerit të gjirit. Shqipëria turpërohet prej teje se në inventar nuk ka një pet scan dhe të gjithë që vuajnë nga tumoret e paguajnë mbi 15000 euro jashtë ose në privat. Turpërohet për arsimin që po degradon çdo ditë. Nuk turpërohet Shqipëria se nuk këndon Kanye West. Si nuk pate turp që i dhurove 4 mln eruo një këngëtari perversi.
© Panorama.al












