Një turist gjerman ka marrë fjalën gjatë protestës së 39-të para Kryeministrisë, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët dhe duke folur për problematikat që, sipas tij, po përballon vendi.
Turisti tha se shumë shqiptarë janë larguar jashtë vendit për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe problematikave të tjera, ndërsa shtoi se vendi ka potencial të madh, por pengohet nga korrupsioni.
“Mirëmbrëma Shqipëri, jam nga gjermania, prej 6 vitesh kam ardhur në Shqipëri dhe iu kam ndjekur. Vëllezërit, motrat, fëmijët tuaj janë të gjithë jashtë vendit se nuk gjejnë punë këtu, nuk kanë spitale. Kjo është situata.
Shqipëria është një prej vendeve më të pasura me natyre, me plazhe, keni gjithçka. Por për shkak të korrupsionit, politikës, njerëzve i duhet të ikën. Ndaj juve ju duhet të bëni diçka dhe të ndryshoni diçka këtu. Shqipëri e lirë!”, tha ai.
© Panorama.al











