Protesta e 39-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, ku gjatë kalimit pranë selisë së Partisë Demokratike, nuk kanë munguar thirrjet kundër tyre.
Protestuesit kanë brohoritur “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, duke shprehur pakënaqësi ndaj të dyja palëve politike.
Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera, ndërsa protestuesit kanë vijuar rrugëtimin nëpër kryeqytet.
“Ju erdhi fundi, “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, ishin thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë marshimit.
© Panorama.al














