Protesta e 39-të radhazi është mbyllur mbrëmjen e sotme me rikthimin e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit në rrugët e Tiranës.
Gjatë gjithë tubimit dhe marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa në përfundim kanë brohoritur: “O milet, Rama ka siklet!”.
Në mbyllje të tubimit, qytetarët kanë paralajmëruar rikthimin sërish në shesh, me thirrjen: “Nesër më shumë!” edhe thirrjen “Shqipëria kërkon revolucion!”, kur shënohet edhe dita e 40-të e protestës.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.
© Panorama.al




















