Problemet aktuale në eurozonë janë duke ngadalësuar rritjen ekonomike në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht në Shqipëri, Rumani, dhe Serbi, sipas një studimi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), publikuar në portalin Euobserver.
Shqipëria, Rumania dhe Serbia janë goditur kryesisht për shkak të ekspozimit të bankave greke ndaj krizës, të cilat janë pjesë e rëndësishme e sektorit financiar të këtyre vendeve. Për shkak të kësaj, rritja e pritshme në të tre vendet për vitin 2012 shkon deri në vetëm pak më shumë se 1%, pohon BERZH.
Edhe pse BE-ja ka përgatitur një paketë ndihme për bankat greke, asnjë ndihmë nuk do të shkojë për filialet e bankave, ne rajonet jo pordorues të euros. Kjo do të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike, thotë BERZH
Deri në zgjidhjen e krizës së eurozonës, pritet që efektet të jenë serioze në rajonin e Evropës Lindore.
© Panorama.al











