Bërnjak, serbët rivendosin barrikadat

Oct 29, 2011 | 13:25

Në rrugën anësore Ribariq-Zubin Potok, në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak, serbët kanë rivendosur barrikada dheu dhe drurësh.

Barrikadat u rivendosën pasi KFOR-i hoqi të premten kamionët e transportit që ishin pengesë në këtë rrugë.

Serbët fillimisht nxorën kamionin e larguar nga hendekët drejt liqenit të Gazivodës.

Ushtarët gjermanë të KFOR kanë qenë të pranishëm në momentin kur serbët e Kosovës kanë zbrazur kamionët e dheut në Bërnjakë, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Edhe pse pjesëtarët e KFOR-it theksojnë se kufiri është i hapur, trafiku drejtë Ribariçit bëhet në rrugën anësore të Bërnjakut, të cilën e kontrollojnë ushtarët francezë të KFOR-it.

Ndërkohe nuk ka lëvizje makinash as në Jarinjë, ku po ashtu përdoren rrugët anësore për të shkuar në Rashkë dhe në Novi Pazar.

Edhe mbrëmjen e djeshme serbët kanë qëndruar pranë barrikadave në Jagnjenicë, Zupç, Mitrovicën veriore, Leposaviq dhe në barrikadat e tjera më të vogla. Por, për shkak të të ftohtit, numri i tyre ishte më i vogël, raporton Telegrafi.

© Panorama.al

Te lidhura