Bërnjak, Serbët largojnë vetë barrikadat

Oct 24, 2011 | 21:10

Të gjitha barrikadat që çojnë në pikën kufitare 31 në Bërnjakë janë hequr nga vetë serbët lokalë, raporton televizioni kosovar KTV.

Zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë për KTV-në se “rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht”.

“Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbët lokalë”, ka thënë Martin.

Ndërkohë, po sipas Martin, barrikadat mbesin në rrugën që dërgon për në pikën kufitare 1 në Jarinje.

© Panorama.al

Te lidhura