TIRANE- Duke bere apel per nje fushate te qete, larg tensioneve e perplasjeve, kryeministri Sali Berisha i ka cilesuar zgjedhjet vendore, ne te cilat forca qe drejton futet si opozite, shume te rendesishme per integrimin e vendit ne BE. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha ka perseritur se angazhimi i maxhorances eshte i plote per zgjedhje te lira, te ndershme e sipas standardeve me te larta.
“Aleanca për qytetarin” është e angazhuar për një fushatë të bazuar në vlerat, dhe moralin më të mirë qytetar, në një fushatë e cila duhet të ketë në themel një dialog intensiv me komunitetet dhe qytetarët, një fushatë që do ketë në epiqendër qytetarin, vlerat, interesat, problemet, shqetësimet dhe vizionin e tyre.- tha Berisha.
Ai kerkoi shmangien e çdo akti dhune gjate fushates, çdo akti teprimi dhe vendosjen ne qender te fushates, dialogut dhe meditimin rreth programeve qe ofrojne kandidadet.
Berisha ftoi gjithe anëtarët dhe mbështetësit e kësaj aleance t`i përmbahen me regorizitet frymës dhe moralit të kësaj fushate.
“I bëj thirrje edhe kundërshtarëve tanë që t’u japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave dhe të lënë mënjanë pasionin për fjalë kazani. Është në interesin më të mirë të të gjitha forcave politike një fushatë e civilizuar. Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe sepse do zgjidhen qeveritë direkte të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të integrimit të saj në BE, ky fakt i jep këtyre zgjedhjeve një peshë specifike shumë të madhe”, tha Berisha.
© Panorama.al











