Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me besimin dhe shpresën që vitin e ardhshëm të festojnë Krishtlindje më të mirë.
Berisha u shpreh se dita e sotme është një ditë e madhe jo vetëm në historinë e krishterimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor.
“Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët ortodoks në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe jo vetëm në historinë e krishterimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor në veçanti.
Uroj çdo shqiptar që këtë vit ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm. Gëzuar”, tha Berisha për mediat.
© Panorama.al











