Kreu i PD-së Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Berisha shkruan se kjo natë është më magjepsësja për të gjithë besimtarët, pasi lind Krishti mbret.
Gjithashtu kryedemokrati uron për besim, mirësi, shpresë e forcë për të gjithë besimtarët në Shqipëri e kudo.
Urimi i Berishës:
Gëzuar Krishtlindjet!
Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret, nata më magjepse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë: Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njerin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët. Krishti Mbret ju bekoftë! Gëzuar!
© Panorama.al












