Berisha: Të gatshëm për reformën zgjedhore

Oct 24, 2011 | 17:57
Berisha, Markert gjate takimit

Kryeministri Sali Berisha i shprehu sot delegacionit të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR gatishmërinë e mazhorancës për të filluar menjëherë reformën zgjedhore, me qëllim adresimin e rekomandimeve, me vullnet të mirë politik, konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë.

Gjatë takimi që Berisha pati me delegacionin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, shprehu shpresën se i njëjti vullnet dhe gatishmëri do të tregohet edhe nga opozita për arritjen e këtij objektivi të rëndësishëm, në trajtimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian.

Berisha vlerësori si një garanci për arritjen e objektivave ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert ka siguruar kryeministrin, se Komisioni do të vazhdojë të japë kontributin për reformën e ardhshme, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira teknike që shohin drejt të ardhmes, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

© Panorama.al

Te lidhura