Berisha takon përfaqësuesin e “The Heritage Foundation”: Fondacioni ka përgatitur pjesë të programit elektoral të Trump, e falënderova Buccin për ndihmën që po i jep edhe PD

Feb 15, 2025 | 19:52

Kreu demokrat Sali Berisha ka pritur në selinë e PD, Steven Bucci, përfaqësues dhe drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin the Heritage Foundation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

480228401_1341405907340508_3874918640838284695_n (1)

Sipas Berishës, fondacioni ka përgatitur edhe pjesë të programit elektoral dhe qeverisës të Presidentit Trump dhe administratës së re amerikane.

Ish-kryeministri i shprehu falënderime Buccit, për ndihmën që fondacioni po i jep Partisë Demokratike.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq,

Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim në selinë e Partisë Demokratike mikun e mirë të shqiptarëve Steven Bucci, përfaqësues dhe drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin the Heritage Foundation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fondacioni Heritage ka përgatitur edhe pjesë të programit elektoral dhe qeverisës të Presidentit Trump dhe administratës së re amerikane. E falenderova Z. Bucci për ndihmën e vyer që Fondacioni Heritage po i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë në ringritjen e të djathtës shqiptare. Fondacioni Amerikan Heritage vazhdon të japë ekspertizën e tij me rekomandime për programin elektoral të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është një urë e denjë komunikimi me administratën e Presidentit Donald Trump dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, Znj. Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demoratike të Shqipërisë dhe Znj. Diana Mjeshtri, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center.

© Panorama.al

Te lidhura