Berisha takim me grupin konservator në KiE: Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë, Rama mbylli Tik Tok-un! Ai ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

Apr 7, 2025 | 19:25

Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupin konservator ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Europës, gjatë vizitës zyrtare në Strasburg.

Screenshot_16

Gjatë fjalës së tij atje, Berisha foli ndër të tjera edhe për mbylljen e Tik Tok-ut në Shqipëri.

Berisha tha se kryeministri “Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin”.

“Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, tha Berisha në Strasburg.

Berisha: Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.

Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.

Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.

Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.

© Panorama.al

Te lidhura