“Në tre muajt e parë do të hyjë në fuqi rritja e pagave”- Berisha: Shqipëria me këto rroga që ka, nuk pranohet kurrë në Bashkimin Europian!

Mar 31, 2025 | 13:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për programin e PD-së, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.
Berisha tha se rrogat aktuale që ka vendi ynë, i pengojnë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye Berisha tha se në 3 muajt e parë të qeverisjes së PD do të hyjë në fuqi rritja për pagat.

“Shqipëria me këto rroga nuk pranohet kurrë në BE. Rrogat janë kriter por i pa shpallur dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter.Se kjo është një pengesë, po i panë rrogat kaq të ulëta leje do thonë. Prandaj (rritja e rrogave) hyn në fuqi 3 muajt e parë të qeverisjes së PD-së”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE. Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur. Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave.

Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë. Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne.
Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.

Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi. Jo, nuk del me gazetarët.

© Panorama.al

Te lidhura