Berisha: Raporti negativ. Jam gati për dialog

Oct 12, 2011 | 16:52

Kryeministri, Sali Berisha e quajti negativ raport progresin e Komisionit Evropian, ndërsa tha se sikundër dhe në vitet tjera raporti përbën një program të vërtetë punë, sa u përket reformave.

“Çdo agjenci, sektor do e shqyrtojë atë dhe do ta shëndërrojë në plan pune”- tha kryeministri.

Një vit më parë KE ka renditur 12 kërkesa që të gjitha të drejta, vazhdoi më tej Berisha.

“Disa nga këto kërkesa janë avancuar, dhe kanë ndryshuar gjërat. Një pjesë e tyre kanë mbetur në vend numëro, sepse kanë kërkuar një votim 3/5. Nuk ekziston asnjë vend ku nuk votohet për kërkesat e BE-së, në Shqipëri nuk votohet ky është një fakt. Ky është një problem që duhet ta zgjidhin shqiptarët nuk mund të themi se nuk ekziston”- u shpreh kryeministri.

Ai shprehu gatishmërinë se qeveria e tij është e gatshme të shohë përpara dhe të fillojë punën që nesër për reformën zgjedhore mapo edhe per ndryshimin e rregullores se Kuvendit.

“Duke mbetur i vendosur në të gjitha problemet e ngritura në raport, mbetem i hapur për një dialog, natyrisht brenda disa parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike”- u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë e quajti qesharak paktin e propozuar nga kreu socialist, Edi Rama, ndersa shtoi se Rama ka gjetur veten ne rrugen e bllokimit.

Duke mbetur I vendosur në të gjitha problemet e ngritura në raport mbetem I hapur për një dialog, natyrisht brenda disa parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura