Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, se Edi Rama ka marrë nga Gjykata Kushtetuese licencën për të vjedhur, pasi gjyqtarët i dhanë atij të drejtë dhe rikthyen në detyrë Belinda Ballukun, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar me vendim të GJKKO-së.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka dhënë dorëheqje dhe as nuk ka shkarkuar përgjegjësit për shkeljet.
“Në çdo vend të botës dorëheqja është akti i parë i njerëzve të përgjegjshëm, ky jo vetëm që nuk jep dorëheqjen vetë, nuk shkarkon, por çfarë bëri, me urdhër mori nga gjykata licencën për të vjedhur publikisht pa asnjë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë, para shqiptarëve, a mund të pranojmë ne një kryeministër të tillë?”, tha Berisha.
Kreu i PD-së u ndal edhe te akuzat për korrupsion, duke përmendur raste të fundit, ku sipas tij, vetëm përmes një tenderi janë vjedhur 50 milionë euro.
“Marrim vetëm 10 ditët e fundit, së bashku me zv.kryeministren me mesazhe, se vetëm me një tender kane vjedhur 50 milionë euro”, tha ai.
Berisha tha se ditët e fundit janë zhvilluar dy mbledhje të rëndësishme, ajo e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar të PD-së, nga të cilat ka dalë një “vendim solemn” për të vazhduar protestat.
“Dy mbledhje janë bërë ditët e fundit nga forumet e PD, kryesia dhe Grupi Parlamentar. Kanë dalë menjë vendim solemn, ti përvishemi deri në fitore, kanë dalë në një vendim solemn se rrugë tjetër përveç protestës, kacafytjes, përballjes me të, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, deklaroi Berisha.
Berisha: Dy mbledhje janë bërë ditët e fundit nga forumet e PD, kryesia dhe Grupi Parlamentar. Kanë dalë menjë vendim solemn, ti përvishemi deri në fitore, kanë dalë në një vendim solemn se rrugë tjetër përveç protestës, kacafytjes, përballjes me të, nuk ka dhe nuk mund të ketë.
I ftoj të gjithë të arsyetojnë, votën ua shkelmon, i poshtëron, për t’i blere votat fali 2 miliardë euro bizneseve ndërkohe që 760 mijë pensionistë nuk blejnë dot ilaçe nuk sigurojnë kafshatën e muajt. Votën e rrëmbeu me banditët e administratës amoral që shndërrojnë misionin e tyre ne shërbim të qatrarëve në grabitës të votës së tyre.
Votën e grabiti me banda, me banditë, kriminalë, kartele të drogës, por në dallim nga herë të tjera, e kapëm për fyti dhe ua faktuam se ky është armik i demokracisë shqiptare. Ne të drejtën tonë ne nuk duhet t;iu ndalemi në asnjë minutë deri sa ta largojmë nga skena këtë armik.
Marrim vetëm 10 ditët e fundit, së bashku me zv.kryeministren me mesazhe, se vetëm me një tender kane vjedhur 50 milionë euro. Në çdo vend të botës dorëheqja është akti i parë i njerëzve të përgjegjshëm, ky jo vetëm që nuk jep dorëheqjen vetë, nuk shkarkon, por çfarë bëri, me urdhër mori nga gjykata licencën për të vjedhur publikisht pa asnjë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë, para shqiptarëve, a mund të pranojmë ne një kryeministër të tillë? Nuk e pranojmë kurrë. Ky hajdut, që çdo tullë të sarajeve të tij e ka djersën e taksapaguesve shqiptarë.
© Panorama.al











